Prezantimi i projektit 'garancia rinore'

'Garancia Rinore' projekti pilot që synon punësimin e 18 mijë të rinjve në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë

28 Tetor 2023, 12:34| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 12:37

  • Share

TIRANE- Lançohet zbatimi i Skemës së Garancisë Rinore, synohet rritja e punësimit dhe trajnimit të të rinjve.

Garancia Rinore është një program që do të zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, me synim integrimin e rinjve në tregun e punës dhe fillimisht do pilotohet në tri bashki të vendit: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Përmes saj synohet të mbështeten në total rreth 18 mijë të rinj.

 Përmes zbatimit të Skemës së Garancisë Rinore synohet aftësimi dhe punësimi i të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk marrin një edukim apo trajnim.

“Një nga mekanizmat e rëndësishëm në rritjen e aftësive profesionale dhe që na siguron trajtimin e të rinjve NEET, pra që nuk punojnë dhe nuk ndjekin kurse kualifikimi është Skema e Garancisë Rinore, si pjesë e iniciativës së Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të bindur se Garancia Rinore do të mbështesë të rinjtë, të cilët përballen me pengesa në gjetjen e vendeve të punës dhe fitimin e aftësive të rëndësishme për tregun e punës, duke çuar në mungesën e perspektivës për të ardhmen, e reflektuar në rritjen e kërkesës për emigracion”, u shpreh sot Zv.ministrja Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani.

Zbatimi i Skemës së Garancisë Rinore parashikon që të rinjtë e papunë të regjistruar në zyrat e punësimit brenda një periudhe 4-mujore duhet të marrin një ofertë punësimi, trajnimi apo mësimi profesioni.

Gjatë fazës së pilotimit, parashikohet të nisë zbatimi i këtij programi duke u mbështetur në punëdhënës të cilët operojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë, me fokus të veçantë Turizmin dhe Energjinë.

Programi do të prezantojë gjithashtu elementë të sistemit të dyfishtë, ku roli i punëdhënësit është më proaktiv dhe i rëndësishëm në trajtimin dhe punësimin e të rinjve. Për këtë qëllim AKPA ka dizenjuar edhe një portal të dedikuar për Garancinë Rinore, i cili do të funksionojë si portë hyrëse dhe informative për të gjithë të rinjtë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?