Gara shpejtësie me 'BMW' në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet mjeti! Shoferi gjobitet me 400 mijë lekë, kapen dhe 14 të tjerë

3 Mars 2022, 10:12| Përditesimi: 3 Mars 2022, 10:19

  • Share

Policia Rrugore në Tiranë ka ndaluar drejtuesin e një mjeti tip ‘BMW’ pasi është konstatuar përmes pamjeve në rrjete sociale duke bërë gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës.

Rrugorja ka bllokuar mjetin dhe ka ndaluar shoferin duke e gjobitur me 400 mijë lekë. Sakaq, edhe 14 shoferë të tjerë gjatë 72 orëve të fundit janë gjobitur me të njëjtën shumë.

Njoftimi
Kreu manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në rrugën interurbane Tiranë-Durrës në pikun e trafikut duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, por identifikohet  dhe bllokohet nga Policia Rrugore e Tiranës, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, nuk rregullojnë shpejtësinë dhe bëjnë gara me shpejtësi, në datën 23.02.2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar një video e një mjeti markë "BMW" ku drejtuesi i mjetit bënte manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Falë punës intensive të mirë organizuar u bë e mundur gjetja dhe ndalimi i mjetit së bashku me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. G.

Për kundërvajtjen e kryer ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative me vlerë 40000 (dyzet mijë) lekë si dhe u mor masa e bllokimit për automjetin.

Gjithashtu, gjatë 72 orëve të fundit, janë evidentuar e ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj edhe 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët, që të denoncojnë në 112 e  Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?