Një mbledhje e KLGJ

Vakancat për 6 anëtarë të KLGJ dhe KLP, mbyllen aplikimet, kush janë gjyqtarët dhe prokurorët në garë (EMRAT)

5 Shtator 2023, 10:55| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 15:54

  • Share

Pesë gjyqtarë kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit. Gjithsej janë tre vende vakante dhe për to kanë aplikuar, Emona Muçi, Irida Kacerja, Alma Kodraliu, Gentjana Muçaj dhe Markelian Koça.

Lista e gjyqtarëve që kanë aplikuar

- Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

- Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

- Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

- Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

- Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

"Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë", thuhet në njoftim.

Gjithashtu ka përfunduar procedura e aplikimeve për vende vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Përgjithshme bëhet me dije se kanë shprehur interes 7 kandidatë për tre vende vakante.

Lista e Prokurorëve që kanë aplikuar

Z. Moisi Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;

•    Znj. Afërdita Ndoi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;

•    Znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;

•    Znj. Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;

•    Znj. Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

•    Z. Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe

•    Z. Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Për 3 (tre) pozicionet vakante në KLP, në 2 (dy) prej tyre mund të zgjidhen prokurorë të shkallës së parë, dhe në 1 (një) pozicion, mund të zgjidhen prokurorë të prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Administrata e Prokurorisë së Përgjithshme, brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe shpall kandidaturat në faqen zyrtare.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?