VIDEO/ Luiz Ejlli fushatë krah Benet Becit në mes të shkodranëve: Do t’ju ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka

10 Maj 2023, 19:21| Përditesimi: 11 Maj 2023, 10:30

  • Share

Kur na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet vendore, duket se Luiz Ejlli, këngëtar dhe fituesi i BBV-së, e ka të qartë se kë do të mbështesë për garën për kryebashkiak në Shkodër. Në rrjet është publikuar një video e Luiz Ejllit me kandidatin e Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin. Ai ka zgjedhur të dalë në mbështetje të Benet Becit, për të cilin edhe më parë brenda shtëpisë së BBV-së ka shprehur mirënjohjen ndaj tij.

Por edhe vetë Beci ka publikuar një foto nga takimi i madh, ku ishin të rinj. Përveç Luiz Ejllit i pranishëm ka qenë edhe këngëtari tjetër shkodran Frederik Ndoci, i cili edhe ai ka shprehur hapur mbështetjen për Becin. 

 “Lart e më lart. Është njeri i mirë, më besoni se dhe juve do t’ju ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka”, dëgjohet të thotë Luizi për kandidatin socialist.

Kujtojmë se Luiz Ejlli e ka falënderuar më parë publikisht Becin, pasi sipas tij ai e ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, kur të gjithë i kishin kthyer kurrizin.

 “Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi.

Foto e postuar nga Luiz Ejlli

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alen tirana: 17/06/2023 09:49

    luizi mbreti i pa lodhun cun bravo ne shpirt .

    Përgjigju
  • Shtoi ri , shkoder: 11/05/2023 15:26

    Jo me marr beneti luizin po ne marrt edhe presidentin e ameriks PS ka per ta humb shkodren po luizi ka tregu dhe ne BBV qe esht i pa bes edhe kte pa besi qe i beri shkodres do e kuptoi kur te dali neper rrugt e shkodres se do ta peshtyjn te gjith shkodrant kyt xhepist autobuzash.

    Përgjigju
  • krajan: 11/05/2023 12:19

    popull bole smerren me punet tjera ka 35 vjet qi merren vec me politike dhe ja rezultati

    Përgjigju
  • akil: 11/05/2023 12:08

    bravo luis shkodra duhet te ndryshoje se ka ngel si fshat.

    Përgjigju
  • Keyq shkodre: 11/05/2023 11:07

    Jo luisin por edhe baben e luisit me e qu orej vorrit nuk fiton benet komunisti ne shkoder. Luisin jua kena fale juve patronazhistave se ai as asht e as ka me qene kurr njeri se burre jo qe jo. Te fala spiropalit o benet

    Përgjigju
    • Boss: 11/05/2023 11:38

      Tani luizi shprehu mbështetje dhe mirënjohje për Benet Becin jo për PS ai tha e mbështet si njëri jo si politikan por ju mendoni negativisht jo të gjithë por ja që njërëzit idiot si ti vazhdojnë

  • Shkodrani prej sarreqit: 11/05/2023 10:51

    Bravo Luis,ke treguar qytetari te vertete si shkodran qe je,mjaft me me pacavuret e pd,mjaft.

    Përgjigju
  • e drejta: 11/05/2023 09:36

    BRAVO LUIZ ...VETEM TE ZGJUARIT DHE TE NDERSHMIT ECIN PERPARA

    Përgjigju
  • Krist: 11/05/2023 09:19

    FITORE Benet Becit! Bravo Luiz ! Shkodra do të votojë për ty!

    Përgjigju
  • Media: 11/05/2023 01:27

    Luizi tha: "Lirinë nuk e solla unë atë e gjeta këtu mes jush". E pra të dashur lexues ky është heroi jonë Luiz që me shprehjet e tij origjinale frymëzon masat dhe shtresat në nevojë. Lum partia që e ka. - Hahahaha

    Përgjigju
  • Rozafa: 10/05/2023 23:20

    Luis tregove qytetari

    Përgjigju
  • Antikomunisti: 10/05/2023 23:02

    Bravo Luis! Beneti do të bajë history për Shkodërlocen. Forca!

    Përgjigju
  • RONI: 10/05/2023 21:46

    Bravo Luis e tregove veten qe je djale i mire qe vlereson ate qe te ka ndihmuar ne dite te veshtira.Bravo dhe suksese Becit ne krye te bashkise se Shkodres.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 10/05/2023 21:20

    Benet beci nje hajdut me cizme qe vidhte me familjaret e PD tashi vjedh me Ramen kurse Luizi nje karagjoz qe ka marr ca lek

    Përgjigju
  • Sara: 10/05/2023 21:18

    Kto dy dit Luizi duhet te jet ne krah te Benetit dhe te jet ne mitingun permbylles qe ti bej thirrje shkodranve te vitojne Becin

    Përgjigju
  • Stela: 10/05/2023 21:00

    Esht e domosdoshme mbeshtetja e Luizit kto dit qe kan ngel per ti dhen fitoren Benetit.Nuk mjafton nje foto por mbeshtetje ne publik,te dalin bashk e ti flasin zgjedhesve.Ashtu sic e ka ndihmuar kur Luizi kishte nevoj,duhet ta perkrah tani Becin pasi Luizi sot ka nje ndikim te jashtzakonshem tek shkodranet

    Përgjigju
  • anna: 10/05/2023 19:35

    Shume mire Luizi aieshte ai qe te dha doren kur kishe nevoje .Fitore Benet Beci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?