Albert Kuliçaj dhe Olsi Dado

Gara për në SPAK, mësohen emrat e tre kandidatëve të parë

12 Tetor 2023, 10:50| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 13:48

  • Share

Këshilli i Lartë i prokurorisë njoftoi se ka regjistruar kandidaturat e para për emërimin e prokurorëve në tri vendet vakante në SPAK.

Prokurori i Vlorës, Albert Kuliçaj, aktualisht në mbrojtje për shkak të sulmit me tritol në automjetin e tij, është kandidatura e parë.

Kandidati tjetër është prokurori Olsi Dado, i cilië shtë aktualisht pjesë e SPAK, pasi KLP e ka transferuar në këtë strukturë në mars të këtij viti.

Në organikën e prokurorisë Olsi Dado është prokuror në prokurorinë e Tiranës, por pak muaj më parë, KLP ndërpreu komandimin e tij në prokurorinë e përgjithshme duke e transferuar përkohësisht në SPAK.

Kandidati i tretë i regjistruar në KLP është Kreshnik Ajazi, aktualisht drejtues i prokurorisë së Elbasanit që hetoi së fundi dosjen e Laert Haxhiut. Gara për tri vendet vakante në prokurorinë e posaçme u hap nga KLP në fund të shtatorit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlora: 12/10/2023 12:53

    Albert Kulici ne Spak mos e yhente zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?