Kronikë

Gara për në Kushtetuese, burime për Report Tv: Sokol Sadushi dhe Sandër Simoni mund të jenë 2 prej kandidatëve! Zv. kryetari i Gykatës së Lartë e mohon

3 Qershor 2021, 12:34| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 13:19

  • Share

1622716473_SIMONI.jpg

Dy anëtarët e Gjykatës së Lartë, zëvendëskryetari Sokol Sadushi dhe anëtari i Kolegjit Penal Sandër Simoni mund të jenë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar ekskluzivisht se këto dy gjyqtarë mund të jenë pretendent për në Kushtetuese, ndërkohë që ka një mungesë kandidaturash që plotësojnë kushtet, gjë që e ka vënë në vështirësi Gjykatën e Lartë.

Por Sadushi, ka mohuar se do të jetë kandidat për në Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim pas lajmit të publikuar ai thotë se e ka të ndaluar të kandidoje sepse ka qenë një herë anëtar dhe nuk ia lejon Kushtetuta.  


Lajmi kryesor:

3 vakancat në Kushtetuese, Gjykata e Lartë rihap garën për 3 anëtarët nga gjyqësori! Problem se nuk ka kandidatura


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?