Gara për kreun e ri të PD/ Deputetët që kundërshtuan propozimin e grupit parlamentar, 1 vit më parë firmosën për të njëjtin draft: Zgjedhje në bazë, më pas për kryetarin (DOKUMENTI)

10 Qershor 2023, 18:04| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 19:58

  • Share

Javën që sapo lamë pas, demokratët e PD zyrtare u përfshinë në debatin, ndoshta më të ashpër mes tyre, atë për hapjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri. Në thelb, të dyja palët janë pro hapjes së garës për të zgjedhur ekipin e ri që do t'i drejtojë edhe në sfidën elektorale të 2025 në kushtet kur sapo kanë dalë nga humbja drastike e 14 majit, por mënyra sesi duhet të shkohet drejt këtij procesi i ndan ata.

Në të gdhirë të 7 Qershorit, Kryesia e PD, miratoi me 17 vota, pa dakordësinë e gjithë anëtarëve hapjen e garës për kryetarin e ri. Mes 17 anëtarëve që votuan pro hapjes së garës për kryetarin, janë edhe 6 deputetë që dolën kundër platformës së propozuar nga grupi parlamentar i PD: se fillimisht duhet të bëhet 1-certifikimi i anëtarësisë, 2-zgjedhjet në seksione, grup seksione e degë, e më pas zgjedhjet për kryetarin e ri.

Këta deputetë janë Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Arbi Agalliu, Merita Bakiu e Orjola Pampuri. Kundër platformës së deputetëve, e pro hapjes së menjëhershme për kryetarin e ri u rreshtua edhe vetë Lulzim Basha një ditë më pas, kur nga oborri I parlamentit tha se “vendimet e kryesisë duhet të respektohen, përfshirë nga unë që jam anëtar i PD”

Por teksa sot e kundërshtojnë, 1 vit e disa muaj më parë, më 16 prill të 2022 këta deputetë, përfshirë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, askokohe kryetar i grupit parlamentar, e kryetar I komanduar I PD, ishin firmëtarë e iniciatorë të një platforme identike me atë që propozuan javën e shkuar deputetët e PD me në krye Gazment Bardhin.

Ky dokument, që i përket prillit të një viti më parë u prezantua nga Enkelejd Alibeaj në një konferencë për shtyp dhe përmban ekzaktësisht të njëjtat propozime që bënë deputetët në kryesinë e PD disa ditë më parë: 1-Certifikimin e anëtarësisë, 2-zgjedhjet në seksione, grup seksione e degë, e më pas zgjedhjet për kryetarin e ri.

Asokohe, i quajtur plani për bashkimin e PD, njëjtë si platforma e deputetëve të kryesuar nga Bardhi sot, parashikonte që të ngrihej një grup i përbashkët bashkimin e partisë, ndërsa shkonte edhe më tej duke propozuar që deputetët e përjashtuar nga grupi parlamentar (me përjashtim të Sali Berishës) të riktheheshin në grupin e PD.

Propozimi i Alibeajt për zgjedhjet në PD më 16 Prill 2022

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Propozimi i grupit parlamentar për zgjedhjet për kreun e PD-së më 05.06.2023

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?