Gara për kreun e ri të PD, Burimi: Basha po rrëmben partinë! Logu: T’i bindë shqiptarët që do e drejtojë vetëm partinë

18 Korrik 2023, 18:41| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 21:12

  • Share

Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin e ri më 29 korrik, ndërsa në garë janë vetëm dy kandidatë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Për analistin Genc Burimi, Basha po e rrëmben Partinë Demokratike.

Në emision ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Burimi tha se grupi i Bashës duke thënë se e trafikuan procesin për zgjedhjen e kryedemokratit të ri, pasi lanë vetëm dy javë kohë për paraqitjen e kandidaturave.

“Është një fyerje inteligjencë të futesh në një proces që iu lanë dy javë kohë. Është një rrëmbim që Basha po i bën PD si Enver Hoxha me frontin demokratik. Duhet të ishte 6 muaj për kandidaturat.  E trafikuan procesin. Hajde e thuaja në SHBA procesin e primareve bëjë për dy javë, ku e keni parë. Ke një skenar amerikan që thotë duhet të përjashtohet Berisha, ata s’duan as Ramën, por u ka ngelur në derë. S’kanë një hamshor që ta zëvendësojë Ramën. Amerikanët gabohen me Bashën. Kam një respekt intelektual të pashoq për Bashën, por s’do të thotë që të jesh i formuar në perëndim dhe të bëhesh lider. Bashës i mungojnë trupat. Amerikanët po investojnë tek Basha”, tha Burimi.

Ndërkohë, për anëtarin e Këshillit Kombëtar, Besart Logu, nëse Lulzim Basha do që të kthehet sërish në PD duhet t’i bindë shqiptarët që tashmë do jetë i vetëm në krye të drejtimit të PD

“Basha ka një farë dyshimi se nëse është potent për të sjellë në pushtet. Është hedhur baltë mbi Bashën. I kërkohet se pse nuk ka reaguar në kohë. Sot balta është tharë dhe më një shkundje ikën. Berisha po gëlltit çdo ditë nga një akuzë. Nëse nuk e sqaron se ca ka ndodhur në drejtimin 2013-2021, duhet t’i bindë shqiptarët që tashmë do jetë i vetëm në krye të drejtimit të PD. Basha ka shansin ta zhbëjë këtë dyshim”, tha Logu.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?