Selia e PD

Gara për kreun e ri të PD, Berisha nis takimet sot në Elbasan! Elezi takohet me mbështetësit e tij nesër në Kukës dhe Has

13 Maj 2022, 15:05| Përditesimi: 13 Maj 2022, 15:23

  • Share

Pak ditë na ndajnë nga gara për kreun e ri të PD, për të cilin Sali Berisha ka përballë vetëm kandidatin Ibsen Elezi. Berisha do të nisë turin e takimeve ditën e sotme në orën 17:00 me mbështetësit e tij në Elbasan.

Ndërsa kandidati Ibsen Elezi do të takohet me simpatizantët demokratë nesër në orën 10:00 në Kukës dhe në 11:30 në Has. Po ashtu, Berisha do të takohet me mbështetësit e tij në Fier ditën e nesërme në orën 18:00.

Data 22 maj për zgjedhje të kryetarit të ri të PD u caktua nga Kuvendi i 30 prillit, ndërsa duket se do të zhvillohen në një kohë kur gjykata ende nuk e ka thënë fjalën e fundit se kujt i përket drejtimi i selisë blu. Nëse kjo e fundit nuk do të vendosë në favor të Komisionit të Rithemelimit, PD-së do t'i duhet të hapë një tjetër garë pa kryetar, pasi ajo drejtohet nga Enkelejd Alibeaj që prej dorëheqjes së Lulzim Bashës më 21 mars.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?