Lulzim Basha, Sokol Olldashi dhe Sali Berisha

Gara për kreun e PD në 2013/ Vëllai i Sokol Olldashit i përgjigjet Berishës: Ti gënjen, të erdhi Basha në zyrë duke qarë dhe kërcënove çdo kryetar PD-je

19 Tetor 2022, 13:29| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 14:45

  • Share

TIRANË- Deklarata e Sali Berishës se Sokol Olldashi humbi përballë Lulzim Bashës, pasi gaboi duke mos u mbështetur strukturat e partisë dhe jo tek anëtarësia, për vëllanë e të ndjerit, Ardian është një gënjeshtër. Në reagimin e tij, Ardian Olldashi tha se Berisha ka kërcënuar çdo kryetar dege që të mos mbështesin vëllanë e tij në garën për kreun e partisë, teksa kujton edhe një episod se si Basha i ka shkuar Berishës në zyrë që t’i kërkonte që të tërhiqej nga gara, por ish-kryeministri e ka refuzuar.

 “Nuk është e vërtetë! Ti e di mirë që Koli fitonte me çdo formulë. Të mërkurën në darke, pra ne datën 26.06.2013, Basha të erdhi ne zyre gati duke qarë dhe u këshillua me ty për një tërheqje të mundshme të tijën. Për ç‘arsye? Për arsyen se të dhënat që vinin e jepnin Kolin në avantazh. Ti ke marr personalisht në telefon pothuajse çdo kryetar nëpër rrethe. Natyrisht jo për t’i uruar natën e mirë, sepse në fakt ishte darkë, por për t’i kërcënuar me shprehje që më mirë mos t’i perserisim. Ty dhe jo vetëm ty të vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam unë këto gjëra? I di nga ata që atë darkë ishin prezent në zyrën tende. Fatkeqësisht politika është i vetmi zanat për të cilin nuk bëhet shkolle. Rezultatet duken”, shkruan vëllai i Sokol Olldashit.

Sali Berisha ka krahasuar një ditë më parë të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Berisha tha se Olldashi ka bërë gabim që ka dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët. Berisha thotë se është habitur me këtë gabim të bërë nga Olldashi, duke pasur parasysh aftësinë e tij.

“Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, megjithëse politikan i mençur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thelbësor në fushatën e Sokolit. Gabimi i tij ishte që mua më mbështesin strukturat, ato ishin pakica. Sokoli ishte një nga më të aftit dhe ishte i rritur në Partinë Demokratike, nuk arrita kurrë ta kuptoj se si doli me këtë tezë. E hapi fushën. Basha doli me tezën, jam me anëtarët. Kur e vendosa një anëtar një votë, nuk kishte dalë asnjë kandidat zotëri”, tha Berisha.

Në garën për kreun e PD në 2013, është akuzuar shpesh herë ish-kryeministri Sali berisha se ka ndërhyrë me qëllimin për të vendosur në vendin e tij, Lulzim Bashën. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 19/10/2022 14:22

    i ka harruar keto ai mos ja vi re se mosha ben te veten

    Përgjigju
  • alfred: 19/10/2022 14:10

    berisha mendoj se e kishte rrit sic duhet bashen por ne fakt hengri m*t hahahhah

    Përgjigju
  • ylli: 19/10/2022 14:09

    po berisha kriminel eshte ndaj ben keto gjera

    Përgjigju
  • megi: 19/10/2022 14:08

    po ai ashtu i kercenon kur ska ca te bej trapi

    Përgjigju
  • alibeaj: 19/10/2022 14:05

    ky ka vra rob ca e ka kercenimimin ?

    Përgjigju
  • minushe: 19/10/2022 14:05

    si familja e Azem hajdarit qe nuk luftoi per te zbuluar kush e vrau ate por se si te beheshin juriste gruaja dhe deputete vajza. keshtu edhe djali i Sokol Olldashit. Njerez pa pike dinjiteti vetem per te perfituar shkelin mbi gjakun e familjarit te tyre:(

    Përgjigju
  • DEBIL REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 19/10/2022 13:38

    O vllai Sokol Olldeles po çuni i Sokolit u bē me Salhe bajgën e prkrahte Saleh Bajgën në një koh qē ju e dini shum mir që vllain ky krimineli malok ju a vrau. E tani bëni dērr dërr e mërr mërr o tipa vërr.

    Përgjigju
    • Agimi: 19/10/2022 14:07

      Ke te drejt qe sal krimineli e vrau me gjithe deputetin tjeter po kuj ja mban tja thote ne sy o vllai i te ndjerit po e dini mire kush jau vrau cojeni ne spak apo keni frik u denoj enveri po e pesoni nga nje me i keq se enver tur tu vi

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?