Kreu i BKH 'peng' i vettingut...nga 8 kandidatë vetëm 1 e ka kaluar! SPAK mbyll procedurat

26 Shkurt 2020, 10:29| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 19:56

  • Share

TIRANE- Pa kaluar vettingun të gjithë kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, përzgjedhja e drejtuesit të këtij institucioni të ri të dalë nga reforma në drejtësi, do të mbetet pezull.

Report Tv mëson se komisioni përzgjedhës duke u bazuar në ligjin për kreun e BKH-së ka vendosur të presë kalimin në vetting për 7 kandidatët të cilët ende si janë nënshtruar atij, 6 prej tyre efektivë policie dhe prokurorin Ylli Pjetrnikaj.

E vetmja që ka kaluar vettingun duke u certifikuar është numri dy i Policisë së Shtetit, Aida Hanaj. Ndërsa 7 kandidatët e tjerë të cilët vijnë nga radhët e policisë ende nuk e kanë kaluar këtë filtër.

Këtë të mërkurë Hanaj dhe tre kolegët e saj mes tyre Ardian Cipa, Ervin Hodaj dhe Artur Beu plotësuan dhe fazën e intervistimit me gojë pranë komisionit.

Ata janë përgjigjur për njohuritë ligjore dhe ligjet e reformës në drejtësi, vizionin e tyre nëse përzgjidhen në krye të BKH, koordinimin e punëve ndërmjet institucioneve si dhe menaxhimin e dosjeve hetimore që do të kenë oficerët e policisë gjyqësore pranë BKH.

Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë me Oficerë të Policisë Gjyqësore e cila do të jetë në varësi të prokurorisë së posaçme SPAK për kryerjen e hetimeve kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërsa të enjten procesin e intervistimit do ta realizojnë katër kandidatët e tjerë, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi, Ylli Pjetërnikaj si dhe Ideajet Faskaj.

Aida Hajnaj

Ardian Çipa

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rudi: 27/02/2020 18:05

    tuto ok.

    Përgjigju
  • Rudi: 27/02/2020 18:03

    ok

    Përgjigju
  • Altini: 26/02/2020 21:49

    Kandidati Ylli Pjeternikaj i ka te gjitha cilesite e nje zyrtari te drejte, te ndershem dhe profesionist i fushes qe te drejtoje BKH. Ky eshte i duhuri i suksesshem dhe profesionist i fushes.

    Përgjigju
  • Ardi: 26/02/2020 14:23

    Nga keta qe kane ngelur vetem Ervin Hodaj mund te quhet njeri se keta te tjeret jane mos o zot.Pale larg e tutje te fitoje ndonjera nga keto 2 hajdutet qe kane ngelur ne gare, Aida qe nuk la euro pa i marre dynjase per gradat dhe kjo hajdutja qe ne Durres te kufiri zihej per lesh koke per 50 euro.

    Përgjigju
    • Vini: 27/02/2020 01:45

      Ervin Hodaj largqofte

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?