Albana Vokshi

Politikë

Gara për kreun e AMA-s, PD: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS, të tërhiqet nga ky vendim që i nxin imazhin Shqipërisë

6 Korrik 2021, 16:54| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 16:57

  • Share

‘Nesër përmes parlamentit ilegjitim, kryeministri Edi Rama do të zyrtarizojë emrin e zëdhënëses së PS-së në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive’. Kështu shkruan në rrjetet sociale deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi, duke ju referuar kandidates Armela Krasniqit, ndërkohë që i bën thirrje Ramës të tërhiqet nga ky vendim antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij. Sipas Vokshit, votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të parlamentit ilegjitimim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij.

Vokshi shton se nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur.

‘Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.

Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg. 

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!’- shkruan Vokshi.

Mes katër kandidatëve, Komisioni i Medias vendosi t’i dërgojë Kuvendit emrat e Armela Krasniqit dhe Alketa Dibrës për kreun e ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Do të jetë Kuvendi që do të vendosë për njërën prej kandidaturave, ndërsa do të votojë edhe për anëtarët e bordit drejtues pas 4 vakancave të krijuara.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • graniti: 06/07/2021 17:32

    Po moj p,,stitute por ky qe ishte deri tani a nuk ishte i PD....??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?