Politikë

Një QV pa numëruar në Tiranë, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi kryesojnë listën tek PS! Pa surpriza në PD

30 Prill 2021, 08:45| Përditesimi: 30 Prill 2021, 08:58

  • Share

1619765903_xhafaj.jpg

Në Tiranë janë numëruar deri më tani votat e 1242 nga 1243 qendra votimi, për kandidatët për deputetë. Në listën e kandidatëve të PS-së, kryeson Fatmir Xhafaj me 16738  vota, pas tij, më i votuari në radhët e PS-së rezulton Ornaldo Rakipi me 15697 vota. E 3-ta është Belinda Balluku me 15361 vota. 

Xhafaj dhe Rakipi tashmë kanë thyer herësin duke u futur në listën fituese. Ndërsa jashtë Kuvendit ka mbetur Ervin Bushati, Fidel ylli, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.

Listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16073 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13780 vota, Belind Këlliçi me 11577 vota, ndërsa Sali Berisha ka marrë vetëm 6744.

Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3402 vota, Monika Kryemadhi me 2436 vota dhe Floida Kërpaçi me 1639 vota.


Lajmi kryesor:

Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?