Muhamet Rrumbullaku dhe pjese nga dokumenti

Gara për gradën kryekomisar në Polici, Rrumbullaku anulon nismën e Gledis Nanos (DOKUMENTI)

21 Shtator 2022, 16:16| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 23:07

  • Share

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka anuluar nismën për gradën kryekomisar në Policinë e Shtetit, të hapur disa javë më nga paraardhësi i tij, Gledis Nano. Gara ishte e hapur për aplikime deri në datën 30 shtator, por Rrumbullaku ka vendosur ta anulojë me pretendimin e bërjes së ndryshimeve në strukturë.

Pas përfundimit të ndryshimeve, pritet të shihet sa vende do të jenë bosh për t'i zëvendësuar. Nano më herët kishte hapur garën për "kryekomisar" për 75 vende. Pas aplikimeve dhe verifikimeve të kushteve ligjore dhe dokumenteve do të mbahet konkursi në Akademinë e Sigurisë. Me gradën kryekomisar Gledis Nano kishte parashikuar që gjithashtu të kishte të drejtën për emërim shef komisariati. Hapja e garës u bë me firmë te kryepolicit Gledis Nano.

Dokumenti i anulimit të garës së iniciuar nga ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 21/09/2022 21:23

    KY KA QËNË NGA ATA QË MBYLLEN AKADEMIN E SHKOLLËS SË LARTË TË POLICIS NË KOHËN E SALISTANIT. PËR TË MOS PATUR KONKURENT DHE PËR TA PENGUAR BREZIN E RI TË POLICIS PËR TË MAR GRADA MADHORE. KTË GJË PO BËN DHE TANI.... TAKTIK ÇIFTELIE.

    Përgjigju
  • Erisa: 21/09/2022 19:01

    Po duket haptazi qe ai donte te kontribuonte ne reformimin e kesaj strukture duke i dhene meritokracine secilit. Ndersa Rrumbullaku si pjese e grupit te Çiftelise duke qene se din aferat korruptive e secilit mbajne nj tj nen argumentin se keta kemi me “grada”, skemi ku i marrim te tjeret. Shpresa e shqiptarve ka marre fund

    Përgjigju
    • genj: 21/09/2022 19:49

      me se e drejt, kasta e vjeter nuk do e lejoje shqiperine te ecin perpara, mos e vrisni mendjen si cdo shqiptar edhe shume oficere te rinj do te largohen nga shqiperia. le ta ruane rendin ciftelia me grupin e pensionisteve

  • Ziguri: 21/09/2022 16:43

    Ata qe kane marre leket do i kthejne tani. Ja ha ha ha ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?