Gara në Vaun e Dejës, kandidatja e PD-së vizitë në tregun Shelqet: Situata për të ardhur keq! Hila i koalicionit Berisha-Meta: Bashkia do u kthehet qytetarëve

20 Prill 2023, 16:46| Përditesimi: 20 Prill 2023, 17:36

  • Share

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës Klomentina Drini, zhvilloi një vizitë në tregun Shelqet, një ndër më të mëdhenjtë e gjësë së gjallë në veri të vendit. Pasi pa nga afër kushtet e tij, Drini tha se është e pamundur të besosh se bëhet fjalë për Shqipërinë e vitit 2023, anëtare e NATO-s dhe në negociata për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kandidatja e Partisë Demokratike tha se situata është për të ardhur keq, larg çdo standardi të shitjes së produkteve që konsumohen nga qytetarët. Ajo u premtoi tregtarëve ndryshim rrënjësor të situatës, nëse e zgjedhin atë në krye të bashkisë më 14 maj.

Premtimi ishte për transformim total me zona e stenda të ndara sipas kategorive të produkteve, në mënyrë që tregu i Shelqetit të kthehet në një Panair Zhvillimi Ekonomik.

Ndërkohë, Zef Hila e ka nisur fushatën e zgjedhjeve të 14 Majit në një takim me strukturat e Partisë Demokratike, kandidat të këshillit bashkiak, si dhe anëtarë të koalicionit Bashkë Fitojmë, duke prezantuar atë çfarë do ti ofrohet banorëve të bashkisë Vau Dejës pas zgjedhjeve të 14 Majit.

Në fjalën e tij kandidati Hila deklaroi se Bashkia pas 14 Majit do ti kthehet qytetarëve. Të pranishmit, kanë garantuar mbështetjen si dhe kanë mirëpritur kandidimin e Zef Hilës, pas lënies së mandatit të deputetit.

Zef Hila, vjen në këtë garë si ish kryetar i bashkisë Vau Dejës në vitet 2015-2019, ndërkohë që prej dy vitesh ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike në kuvendin e Shqipërisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?