VIDEOLAJM/ Gara me makina super luksoze në Tiranë i publikojnë në Tik-Tok, policia arrin të identifikojë 'anglezin' , drejtuesi i mjetit me targa shqiptare në kërkim

17 Shtator 2022, 10:51| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 13:30

  • Share

TIRANË- Me gazin deri në fund, aventura e ‘të fortëve’ të rrugëve të Tiranës tashmë serviret në Tik-Tok. Me makina luksoze të xhiruara për platformën Tik-Tok, të rinjtë kanë xhiruar gomat për të zhvilluar një garë për audiencën e rrjetit social. 'Lojërat' me shpejtësi bëheshin në Bulevardin e ri të Tiranës, pranë pjesës së ish stacionit të trenit, kryesisht, siç duket edhe nga pamjet e publikuara në rrjetin social, gjatë natës. 

Ky aktivitet është pikasur nga policia ku Valon Aliaj me mjetin tip 'Audi' me targë angleze është gjobitur me 60 mijë lekë të reja gjobë administrative ndërsa personi i cili e shoqëronte është në kërkim. E çuditshme është fakti se si fillimisht policia ka identifikuar mjetin me targa angleze përpara se të konstatonin atë me targa shqiptare.  Sipas burimeve të Report Tv, targa shqiptare është identifikuar dhe është shpallur në kërkim dhe sapo të kapet nga autoritetet do të marrë të njëjtën masë administrative siç mori mjeti me targë angleze.

Tashmë, rrugët kanë një sistem alarmi ‘Alert’ i cili për çdo targë që kap radari ose në rrjete sociale i kalon automatikisht në sistem. Kudo ku ky aktivitet konstatohet do të ndëshkohet.

1663404120_gara.jpg

Gjoba dhe 2 makinat qe garojne

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 17/09/2022 14:27

    Vete zoti mer te miret nuk mer keta drogaxhinj plehra.

    Përgjigju
  • Papap: 17/09/2022 14:04

    Te fshin Audi ska shaka.

    Përgjigju
  • Beni: 17/09/2022 12:58

    Qenka keput policia me kete gjobe! Jam i sigurte qe tani ky horri do behet qytetar model nga ky moment dhe pas ketij ndeshkiki “egzemplar”. Thjeshte polici dhe ligje qesharake

    Përgjigju
  • Timi: 17/09/2022 11:44

    Rrugen policia e hapi qe lejoi manovra me rrezikshmeri prane universitetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?