GALERIA/ Masat për koronavirusin në aeroportin e Rinasit...Procedura në FOTOT për udhëtarët që shkelin në Shqipëri

24 Shkurt 2020, 13:50| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 15:16

  • Share

Në aeroportin e Rinas, për të gjithë udhëtarët që zbresin në vendin tonë, para se të kalojnë në kontrollin e pasaportave, u bëhet një intervistim dhe u matet temperatura nga një termometër me lazer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në Rinas për të ndjekur nga afër masat e marra. Qytetarët që zbresin nga vende me risk të lartë të koronavirusit, pyeten për udhëtimet që kanë bërë së fundi, kontaktet me persona të dyshuar, e po ashtu u merret edhe adresa se ku do të qëndrojnë të paktën për 2 javën në vijim në mënyrë q të jenë nën gjurmimin dhe survejimin e bluzave të bardha. Edhe efektivët e policisë kufitare në aeroportin e Rinasit janë të pajisur me maska mbrojtëse. 

GALERIA/ Masat për koronavirusin në aeroportin e Rinasit, qytetarët, policët e shitëset vendosin maskat

Lajmi kryesor:

Masat ndaj koronavirusit në kufi/ Një kinez në Shkodër, i 'pastër'! Qytetarët 'të guximshëm' drejt Italisë (VIDEO)


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?