Galatasaray rikthehet në Champions, sonte 3 skuadrat e fundit që plotësojnë sezonin e ri! UEFA ndan vazot për shortin e së enjtes

30 Gusht 2023, 09:56| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 11:48

  • Share

Galatasaray është rikthyer në grupet e Champions League. Skuadra kampione e Turqisë fitoi edhe ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1 kundër Moldes, ndërsa norvegjezët eliminohen me rezultatin e përgjithshëm 5-3. Edhe njëherë ish-interisti Mauro Icardi udhëhoqi skuadrën nga Stambolli duke zhbllokuar me penallti, ndërsa Hestad për miqtë vetëm barazoi përkohësisht për miqtë. Ishte Angelino ai i cili në shtesë vulosi përfundimisht këtë përballje.

Ndërkohë një biletë mes 32 më të mirave të Europës preu edhe Braga, që eliminoi me rezultatin e përgjithshëm 1-3 Panathinaikos. Pas fitores 2-1 në Portugali, Braga rregjistroi mbrëmë një tjetër sukses 0-1 në Greqi. Skuadra tjetër e kualifikuar është Young Boys, falë fitores 3-0 në Zvicër kundër Macabi Haiffa-s, pasi ndeshja e parë në Izrael ishte mbyllur pa gola.

Sonte ndërkohë do të vulosen tre skuadrat e fundit që do të hyjnë në Champions. AEK-u pret në Athinë Antëerp-in me qëllim për të përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë, Copenhagen-it i duhet të mbrojë fitoren 1-0 në Poloni kundër Rakoë, ndërsa PSV dhe Rangers e nisin nga fillimi në Holandë pas barazimit 2-2 në Skoci.

Të enjten ndërkohë, me 31 gusht në Monako, në orën 18:00, do të hidhet shorti për sezonin e ri, teksa UEFA ka ndarë edhe vazot. Në të parën bëjnë pjesë kampionët e 7 ligave më të forta në Europë, ndërsa e 8 është Sevillia kampione e Europa League. Në vazon e dytë ka skuadra shumë të forta si Real Madrid, Arsenal, Inter, Manchester United apo Dortmund. Në vazon e tretë dy skuadrat për t’u shmangur janë italianët Milan dhe Lazio, ndërsa në vazon e katërt frikëson Galatasaray.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?