Gala: Me “Future Generation”
 në Shqipërinë e “ëndrrave”

11 Shkurt 2016, 00:31| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Alessandro Gala erdhi në Shqipëri para 10 vitesh, atëherë kur vendi vuante ende mungesën serioze të dritave dhe të ujit. Ai u dërgua nga Italia, nga një kompani që operonte në shumë vende, për të parë dhe kuptuar klimën e biznesit të call centerit edhe në vendin tonë. Filloi të punonte për një call center dhe, në harkun kohor të 10 muajve, së bashku me kompaninë që e dërgoi këtu, hodhën bazat e një shoqërie telefonike, të cilin ai filloi ta drejtonte. Iu desh fare pak kohë për të mësuar se Shqipëria, me gjithë trazirat dhe mungesat, kishte terrenin e duhur për një sipërmarrje të tillë. Ai kuptoi shumë shpejt se shqiptarët ofrojnë fleksibiliet dhe i pëlqeu mënyra se si ata ia dilnin të menaxhonin kohën për të punuar, studiuar, për të pirë kafe.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?