Gaiani: Zgjidhni “ngërçin” e 
pronave, problem për biznesin

25 Shtator 2014, 13:59| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Senatori italian Francesco Scalia në një intervistë për A1 Report, flet për shkëmbimet tregtare mes Italisë dhe Shqipërisë. Për senatorin e partisë demokratike italiane, Shqipëria është një mundësi për sipërmarrësit italian, pasi ofron kushte të favorshme për disa industri. Ndërsa ambasadori Italian Masimo Gajani, thotë se Shqipëria mund të shërbejë si një urë lidhese për sipërmarrësit italian, për qenë të pranishëm në gjithë rajonin e Ballkanit. 

“Shqipëria për Italinë është një mundësi e madhe. Sepse Italia jo rastësisht është partneri kryesor tregtar I Shqipërisë. Dhe është e rëndësishme sepse sipas këndvështrimit tonë, sepse këtu mund të bësh bisnes, që në vendin tonë fatkejsisht është e vështirë të bëhet në situatën aktuale. Pra sic e thashë raportet me këtë vend, janë të një rëndësie fondamentale sepse ju lejon bisneve italiane që të ushtrojnë dhe zgjerojnë aktivitetin tregtar, që në Itali është shumë e vështirë të kryen. Përshëmbull, presidenti I dhomës së tregtisë Italo Shqiptare foli për bisnesin në tekstile, që në itali është I vështirë për tu zhvilluar, ndërsa këtu mund të zhvillohet edhe më tej, sepse ne mund të sjellim një traditë të rëndësishme në këtë vend. Tani qeveria jonë po synon dhe me nisma konkrete që të zhbllokojë këtë situatë të vështirë, por janë cështje që duhen kohë që të ketë efekte. Ndërkohë Shqipëria një vend vetëm 1 orë larg nga Roma, e ofron këtë mundësi”, u shpreh Senatori i Partisë Demokratike Italiane Francesco Scalia. 

Francesco Scalia

“Si tha senaotri, ka interes të fortë dhe domosdoshmëri për të integruar produktet, që dy realitetet të kompletohen që të lënë gjera për tu bërë, një pjesë në Itali dhe një pjesë në Shqipëri. Besoj se duhet bërë një punë e madhe për të tërhequr investirorët e mëdhenj, sepse ka bisnese të mesme dhe të vogla, por ka ardhur koha të impenjohemi për thithjen e investitorëve të mëdhenj. Si në fushën e energjisë përshëmbull, ku tani kemi projektin e madh të TAP dhe gjithchka e ndjek. Por duhet të vazhdojmë edhe me fushën e turizmit, ku kemi ende shumë për të bërë. E mbyll me jë ide që Shqipëria mund të jetë ura e Italisë për të shkuar në gjithë rajonin e Ballkanit, për të mos qenë vetëm në Shqipëri, por të përfshijë një treg më të gjerë”, tha Gaiani.


gaiani

Në lidhje me përmirësimin e kushteteve ndaj investitorëve, ambasadori Gajani, thotë se duhet bërë më shumë në zgjidhjene e problemit të pronave.

“Ka një aktivitet të rëndësishëm institucional nga Ambasada jonë, dhe është domethënëse që kompanitë tona mirëpriten nga Shqipëria . Këto raporte do të jenë edhe më të forta kur Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian. Ne presim që puna e ambasadës tonë të vazhdojë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë, që të mbajë këtë klimë të mirë bashkëpunimi dhe të zgjerojnë aktivitetin tregtar këtu”, - u shpreh Scalia.

“Janë bërë hapa domëthenës dhe të rëndësishëm. Duhet të institohet në qartësinë e rregullave, duhet të reduktohen burokracitë, të thjeshtëzohen procedurat të bëhën transparente duke futur informatizimin. Dhe me rëndësi është të vazhdohet dhe të ecet përpara për të zgjidhur problemin e pronave, të tokës më konkretisht dhe në respektim të të gjitha rregullave. Ne shikojmë angazhim të madh nga qeveria dhe natyrisht aq më shumë bëhët, aq më shumë mundësi për investititorë do të ketë në Shqipëri”, -tha Gaiani. 

Senatori ndodhej në Tiranë si i ftuar nderi me rastin e publikimit të Guidës së Bisnesit 2014.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?