Gaforrja blu dëmton peshkimin në lagunën e Karavastasë! Specialisti: Po dëmton rrjetat

10 Korrik 2022, 13:48| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 14:03

  • Share

LUSHNJE- Në rrjetat e peshkatarëve bien më shumë gaforre se sa peshk. Kjo specie invazive me pinceta blu është kthyer në shqetësimin kryesor për peshkatarët në lagunën e Karavastasë.

Gaforrja blu në rezervatin natyror ka ardhur përmes ujërave të detit Adriatik. Ajo sulmon në mënyrë agresive peshqit dhe gjithashtu vendoset nëpër rrëze duke mos lejuar futjen e peshkut ne rezervuar. Po kështu dëmton rrjetat e peshkimit.

Peshkatarët thonë sasia e peshkut ka pësuar rënie nga viti i kaluar.

"Ka disa vite që gaforrja blu është shfaqur! Është pengesë për materialet dhe peshkun. Zë vendin e parë në rrëzë dhe nuk e lejon peshkun të futet brenda. Është agresive. prodhimi është dobësuar, varfëruar, jemi dobët me prodhimin e peshkut", tha Perikli Sota, specialist peshkimi.

Në Shqipëri gaforrja blu tërhiqet pak nga restorantet ku një kilogram peshkatarët arrijnë ta shesin rreth 100 lek për kg.

"Në treg shumë pak shitet, aq sa konsumohet pjesa tjetër e mbetur detyrohemi ta hedhim.  Kemi caktuar një vend këtu dhe dekompozohen vetvetiu", shtoi ai.

Gaforrja blu është shfaqur afro 5 vite më parë në ujërat tona detare për shkak të ngrohjes globale. Kjo specie invazive shumohet në mënyrë të shpejtë, ndaj pasojat për sektorin e peshkimit mund të jenë afatgjata.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/07/2022 00:04

    O <<specialist peshkimi>> si specialist qe pretendon se je,duhet t'a dish qe gaforrja blu ne treg kushton shume me shtrenjte se sa peshku.Ne Amerike jo vetem kjo,por te gjitha llojet,sidomos King Crab i Alaskes shiten shume shtrenjte,shkon deri 20 $/lb(pound) dhe ndonjehere e me lart.

    Përgjigju
  • Dani: 10/07/2022 19:08

    Kur kam punuar ne restorant ketu ne amerike,I blinin dhe I gatuanin keto gaforet dhe ishin Shume te mira dhe te shtrenjta,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?