Ina Zhupa me qytetaren

'Gafa e dytë e PD', këshilltari i Veliajt: Dokumenti i publikuar nga Zhupa është i 9 viteve më parë

10 Tetor 2020, 15:42| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 16:03

  • Share

Bashkia e Tiranës i është kundërpërgjigjur sërish Partisë Demokratike në lidhje me qytetaren Tatjana Lake e cila u paraqit si Fatime Joca. Sipas tyre, Ina Zhupa ka bërë një gafë të dytë.

Zhupa ka publikuar një dokument prokurë të datës 6 dhjetor 2011, që sipas saj, pronarja e shtëpisë, Fatime Joca, i lejon Tatjana Lakes të kryejë veprime me bashkinë.

Por, siç shihet nga dokumenti i publikuar në Facebook nga Zhupa, edhe një qytetar i thjeshtë me njohuri minimale juridike e kupton se dokumenti i publikuar nga Zhupa bën fjalë për një prokurorë të posaçme të lidhur 9 vite më parë, ku Tatjana autorizon Fatimen për të shitur shtëpinë e saj dhe jo që kjo e fundit të marrë pagesën e dëmshpërblimit të tërmetit në bashki.

Kodi Civil në nenin 64 dhe 71 e përcakton mjaft qartë kuptimin e përfaqësimit me prokurorë të posaçme, që në rastin konkret është vetëm shitja e shtëpisë dhe jo çdo veprim.

Ndërkohë, zëdhënëses së PD i është përgjigjur edhe këshilltari për mediat i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi.

Pasi mashtroi dje paturpësisht, me zë dhe figurë, duke na e shitur znj.Tatjana Lake si znj.Fatime Joca, sot spikerja e PD vazhdon të na hedhë hi syve, duke publikuar një dokument ku thuhet se Fatimja e ngarkon Tatjanën që t'ia shesë shtëpinë. Por, në këtë dokument nuk thuhet kund që Fatimja na ngarkon Tatjanën që të aplikojë për të përfituar nga programi i rindërtimit. Madje, ky dokument ka datën 6 dhjetor 2011! Tani: Ose PD-ja është orakull që parashikon tërmetet, ose është kthyer edhe në agjenci imobiliare! TURP!”, shkruan Renato Kalemi.


Lajmi kryesor:

PD i vjedh identitetin gruas te Njësia 4, punëson aktore që hiqej si e prekur nga tërmeti, Bashkia: Basha, fabrikues fake news


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?