Kosova & Rajoni

Gabriel Escobar, diplomati amerikan prej dekadash i angazhuar në Serbi do ta zërë vendin e Mathew Palmer

30 Gusht 2021, 13:50| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 13:52

  • Share

Gabriel Escobar, diplomati amerikan i angazhuar në Serbi deri më tani, pritet që javën e ardhshme të marrë detyrën e Zëvendës ndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kjo pozitë më parë është mbajtur nga Matthew Palmer, i cili ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor.

Gabriel Escobar , qw nga gushti i 2019 shwrben si zëvendësshef i misionit në Ambasadën amerikane në Beograd. Nga viti 1998 deri më 2001, Gabriel përfundoi katër turne radhazi në ish-Jugosllavi, ku ka shërbyer edhe si shef i stafit në Zyrën e përfaqësuesit të lartë në Banja Llukë të Bosnje e Hercegovinës, shef i degës së ambasadës në Banja Llukë, zëvendësdrejtor i ekipit të Zyrës ndërlidhëse diplomatike të SHBA-së në Podgoricë dhe më 2001, pak pasi u rihap ambasada në Beograd ka shërbyer si shef i njësisë politike në Ambasadën amerikane.

Ndërkaq, në Byronë për Çështje Evropiane, Gabriel ka shërbyer si këshilltar për çështje politike dhe ekonomike në ambasadën në Lisbonë, zëvendës këshilltar politik në Romë dhe zyrtar ushtarak politik në Pragë si dhe zëvendës konsull në Moskë. Po ashtu ai ka mbajtur pozita të larta në Ambasadën amerikane në Bagdad, në La Paz, Peshavar.

Gabriel Eskobar është nderuar gjashtë herë nga Departamenti amerikan i Shtetit me Çmimin e Lartë të Nderit dhe një herë me Çmimin për Merita të Larta. Ai po ashtu është nderuar nga DASH-i për Çmimin për Shërbimin Civil si dhe ka marrë Çmimin për Shërbim Ushtarak.

Gabriel ka diplomuar në Universitetin Colombia në New Jork dhe flet gjuhën spanjolle, ruse, italiane, serbe, çeke dhe portugeze.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?