G7 mblidhet në Itali, miratohet ndihma 50 mld $ për Ukrainën

13 Qershor, 21:03| Përditesimi: 13 Qershor, 21:09

  • Share

Në ditën e parë të takimit të G7 që po mbahet në Pulia në Itali, vendet pjesëmarrëse  miratuan propozimin e ShBA për të mbështetur me ndihmë 50 miliardë dollar Ukrainën, që do financohet nga interesat e aseteve të ngrira ruse. I ftuar në takim është edhe presidenti I Ukrainës Zelensky. Ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se dëshiron që mesazhi i këtij takimi të jetë dialogu dhe uniteti.

Takimi i grupit të 7 vendeve më të industrializuara të botës u hap të enjten me arritjen e një marrëveshjeje mbi një propozim të Shteteve të Bashkuara për një hua prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën që do të financohet me interesin e fituar nga pasuritë e ngrira ruse, duke i dhënë Kievit një shfaqje të fortë mbështetjeje edhe pse skena politike e Evropës po përjeton një zhvendosje në krahun e djathtë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mirëpriti krerët e shteteve të G7-ës në një resort luksoz në Italinë jugore, duke thënë se dëshiron që mesazhi i këtij takimi të jetë dialogu me jugun global dhe uniteti. Ajo e krahasoi G7-ën me pemët e lashta të ullirit që janë një simbol i rajonit të Pulias, "me rrënjët e tyre të forta dhe degët e projektuara drejt së ardhmes".

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Italia, e cila është mikpritëse e takimit të këtij viti, ka ftuar disa udhëheqës të vendeve afrikane, përfshirë presidentin algjerian Abdelmadjid Tebboune, presidentin kenian William Ruto dhe presidentin tunizian Kais Saied, për të nxitur nismat e zhvillimit dhe frenimit të emigracionit nga Afrika drejt Italisë dhe gjithë Evropës.

Në mesin e të ftuarve të tjerë janë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti turk Recep Tajip Erdogan.

Duke marrë parasysh që Presidenti Biden, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe tani presidenti francez Emmanuel Macron përballen me zgjedhje në muajt e ardhshëm, G7 është nën trysni të madhe për të bërë atë që mundet për aq kohë sa do të zgjasë status kuo-ja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?