Familja mbreterore, Tajlanda

Fyeu familjen mbretërore, 30-vjeçari dënohet me 50 vite burg në Tajlandë

18 Janar, 14:55| Përditesimi: 18 Janar, 14:56

  • Share

Një person në Tajlandë është dënuar me 50 vite burg për fyerje të familjes mbretërore kanë njoftuar një grup avokatësh që luftojnë për të drejtat e njeriut në vend.

Ky është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë sipas ligjeve të rrepta që kanë të bëjnë me kritikat ndaj familjes mbretërore.

30-vjeçari Mongkol Thirakot u dënua fillimisht me 28 vjet nga një gjykatë penale, por u shpall fajtor për 11 pika të tjera, duke çuar në dënimin më të gjatë, raporton Reuters.

Përfundimisht, Gjykata e Apelit në qytetin Chiang Rai e dënoi atë me 50 vite burg për postimet e bëra në profilin e tij në Facebook. 

Dënimi vjen në bazë të ligjit lese-majeste, i cili mbron mbretin Maha Vajiralongkorn dhe familjen e tij të ngushtë nga kritikat.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?