Dennis Wiersma

Fyente vartësit e tij, ministri holandez i arsimit jep dorëheqjen

23 Qershor 2023, 11:39| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 11:44

  • Share

Ministri holandez i Arsimit Dennis Wiersma ka dhënë dorëheqjen pas disa akuzave të ngritura ndaj tij nga disa zyrtarë të tjerë për sjellje arrogante, të vrazhdë dhe fyese ndaj vartësve të tij.

Në një deklaratë, politikani 37-vjeçar, i cili është nga e njëjta parti liberale si kryeministri Mark Rutte, tha se dorëheqja e tij ishte një vendim i vështirë, ndërsa pranoi dhe kërkoi falje për reagimin e tepruar ose shumë të ashpër ndaj punonjësve në institucionin që përfaqësonte.

Ai, i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Rutte, i cili e përshkroi dorëheqjen e tij si një turp të vërtetë.

“Po humbasim dikë që kishte vënë gjithçka në arsim. Dhe unë i jam shumë mirënjohës”.

Në muajt e fundit, mediat holandeze raportuan mbi disa ankesa kundër Wiersma për mënyrën se si i trajtonte punonjësit e tij dhe u akuzua për presion fizik dhe verbal.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?