3-vjeçari humbi jetën në kopshtin ku ajo punon në Fier, gjykata 30 ditë burg për edukatoren! Nuk paraqitet në seancë: Jam e rënduar psikologjikisht

11 Janar 2022, 10:49| Përditesimi: 11 Janar 2022, 14:22

  • Share

FIER-Gjykata e Fierit ka vendosur 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pasi në kopshtin ku ajo punonte dhe ishte përgjegjëse për sigurinë e fëmijëve u mbyt një fëmijë 3-vjeçar me lidhësen e kapuçit të xhupit. Edukatorja akuzohet nga prokuroria për shkelje të rregullores në punë. Binjaku nuk është paraqitur një seancë ndërsa është përfaqësuar nga avokati  saj Ylli Asimetaj .Edukatorja ka përfunduar 2 herë në spital për shkak të gjendje së rënduar psikologjike pas ngjarjes së rëndë

Fëmija 3-vjeçar ndërroi jetë 3 ditë më parë, në kopshtin privat "Flatrat e dijes" në Fier, ndërsa familjarët e tij kërkojnë drejtësi. Sipas dëshmisë së edukatores 27-vjeçare, 3-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse e për pasojë është mbytur, ndërsa kamerat e sigurisë në kopsht pritet të zbulojnë gjithçka ndodhi që solli vdekjen një 3 vjeçari. 

Binjaku ka qenë duke tundur një fëmijë të grupit për ta vënë në gjumë, në atë moment 3-vjeçari është shkëputur dhe ka dalë nga klasa për të marrë xhupin. Pas 2 minutash edukatorja ka kërkuar, ku vajti Noah, ka dalë nga klasa dhe e ka gjetur të mbytur tek varësja e rrobave. I ka dhënë ndihmën e parë, frymëmarrje artificiale, ka kërkuar ndihmë, por fëmija nuk ka mundur të shpëtojë

Ekzistenca e kamerave të sigurisë ka qenë objekt debatit ku ka qenë daja e 3-vjeçarit që ka thënë se nga përfaqësues të kopshtit fillimisht i janë premtuar pamjet, por më i është thënë se nuk ekzistojnë. Fotot e siguruara nga Report Tv tregojnë se kamerat ekzistojnë dhe nuk kuptohet arsyeja se pse fshihen nga pronarët e kopshtit.

Gjithashtu, ajo që vihet re është se në këtë kopsht klasat janë me shumë fëmijë. Një edukatore i duhet të kujdeset për një grup të madh fëmijësh, duke shtuar dyshimet se tragjedia mund të ketë ardhur si pasojë e neglizhencës dhe moskujdesjes.

Vendimi

1641898685_SHKOLLA.jpg

 

 Varëset ku u tha se u mbyt 3-vjeçari në Fier

 

Ora 11:51
Vdekja e 3-vjeçarit, letra që edukatorja i dërgoi Gjykatës pasi nuk ishte në seancë: Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht

Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pasi në kopshtin ku ajo punonte u mbyt fëmijë 3-vjeçar. Ajo nuk ishte pranishme në seancën e sotme, ndërsa në letrën dërguar Gjykatës, Binjaku argumenton se ishte shumë e rënduar psikologjikisht për shkak të situatës në të cilën ndodhet. Teksa i shpreh ngushëllime familjes së vogëlushit, ajo i kërkon Gjykatës që të përfaqësohet nga avokati i saj, Ylli Asimetaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Asad: 11/01/2022 12:35

    Ti zhdukin kto monstra edukatore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?