Taribo West

Futi në panik klubin e Interit, si mbrojtësi ‘u zhduk’ sapo u martua

24 Shkurt, 10:49| Përditesimi: 24 Shkurt, 10:52

  • Share

Taribo West, sot 49 vjeë. Ish-mbrojtësi nigerian në 1997 ka qenë pjesë e Interit dhe me pas kaloi të Milani po në Itali, duke qenë transferimi i radhës mes “kushërinjve”.

Bëma më e madhe e lojtarit është regjistruar te Interi. Ishte janari i 1998 dhe nigeriani pas pushimeve të Vitit te Ri “u zhduk”. Asokohe nuk ishin mjetet teknologjike që janë sot dhe të gjithë u futen në panik.

Çfarë ndodhi? Taribo më 1 shkurt 1998 u rikthye me Interin ne stërvitje dhe kur kapiteni legjendar Javier Zanetti e pyeti se ku ishte, ai tha: “Kapiten, u martova. Sipas traditës sonë kemi një muaj pushim pas martese”. Më pas vijoi të luante.

Milan, Derby ne huazim, serish Milan, K’Lauten, Partizani Beogradit, Al Araby, Playmouth dhe dy ekipe në Nigeri e Indi, kjo është karriera e ish-mbrojtësit me 42 ndeshje edhe në kombëtare.

Me 1 tetor 2007 ai u tërhoq nga futbolli ne moshen 32-vjeçare. Para se te zgjidhte Derbyn, edhe Liverpool e kërkonte ne ekip.

Nga 2014 ai është pastor i krishtere dhe ka kishën e tij në Lagos.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?