Ismail Qemali

'Futi në Shqipëri 50 mijë armë dhe 5 mln fishekë'! Ja çfarë shkruante shtypi për Ismail Qemalin në 1909

22 Shkurt 2020, 09:36| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 09:40

  • Share

“Le Petit Caporal” ka botuar, të shtunën e 15 majit 1909, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përpjekjet e organizimit të një kryengritje në Shqipëri nga Ismail Qemali, asokohe në Athinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqiptarët

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi:Bibliothèque nationale de France

Vlerësohet këtu se komiteti shqiptar i drejtuar në Athinë nga Ismail Qemal Beu, arriti të fuste në Shqipëri 50.000 pushkë dhe 5 milion fishekë. Pas këtyre lajmeve, Komiteti Bashkim dhe Progres vendosi të hynte në bisedime me shqiptarët, në mënyrë që të shmangte një gjakderdhje e cila mund të ketë pasoja të frikshme për qetësinë e të gjitha vilajeteve evropiane, aktualisht të drejtuara nga krijesat e ish-sulltanit.

Roli i një tradhëtari

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Bibliothèque nationale de France

Thuhet se deputeti Ismail Qemali, i cili gjendet i strehuar në Athinë, rrezikohet seriozisht nga disa dokumente të zbuluara në Yildiz-Kiosk. Aktualisht, ai është duke u përpjekur të provokojë një kryengritje në Shqipëri. Sipas disa informacioneve të sigurta, qeveria greke ka vendosur të urdhërojë dëbimin e Qemalit nga e gjithë Greqia.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?