Ryshfeti që futi në pasaportë 36-vjeçari

Futi 50 euro në pasaportë për policin e portit të Durrësit, kapet ‘mat’ 36-vjeçari, nis hetimi ndaj tij

6 Maj 2022, 11:30| Përditesimi: 6 Maj 2022, 11:32

  • Share

DURRËS- Hetimi ka nisur ndaj një 36-vjeçari pasi tentoi të korruptonte me 50 euro një policë në portin e Durrësit në mënyrë që të kalonte kufirin.

Kjo u zbulua ku gjatë kontrollit të dokumentacioneve të 36-vjeçarit A.G, bashkë me pasaportën kishte vendosur edhe një kartmonedhë 50 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. G., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?