Futet për t'u larë, 29-vjeçari mbytet në lumin e Valbonës

24 Korrik 2020, 16:58| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 17:00

  • Share

Një i ri 29 vjeç është mbytur në lumin Valbonë ditën e sotme. I riu nga Bujani i Tropojës kishte hyrë për t'u larë në lumin e Valbonës, por nuk mundi dot të dilte dot prej andej.

Kanë qenë familjarët që kanë bërë kallëzim në polici për zhdukjen e të riut dhe pas disa orë kërkimesh trupi i tij është gjetur në lumin e Valbonës pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentin e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?