Futet më të kuqe, 'Toyota' përplaset me një 'Ford' në Durrës, një i plagosur

9 Prill, 09:02| Përditesimi: 9 Prill, 15:48

  • Share

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Dy makinat janë përplasur pas një manovre të gabuar në këtë aks.

Ka qenë drejtuesi i automjetit tip Toyota, që është futur gabimisht gjatë kohës që semafori ka qenë i kuq, ndërkohë që mjeti tip Ford ka qenë në lëvizje.

Kjo manovër është bërë shkak për aksident, duke lënë të plagosur drejtuesin e Toyotës, i cili u dërgua në spital.

Nga raportimet nga vendi i ngjarjes ambulanca është vonuar rreth 15 minuta.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?