Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit

15 Prill, 17:11| Përditesimi: 15 Prill, 17:55

  • Share

Pavarësisht shkresës së Gazment Bardhit, që u pa si vendim për të futur zyrtarisht në grupin parlamentar të PD Sali Berishën, ish kryeministri ngelet sërish jashtë grupit demokrat të ligjvënësve.

Kuvendi ka reflektuar vendimin e Bardhit, duke kthyer të gjithë të përjashtuarit në grupin parlamentar të PD, sikurse tregohet në faqen zyrtare, por jo Sali Berishën që zyrtarisht figuron deputet i pavarur.

1713195668_deputeteteperjashtuar.jpg

Pasqyrimi në faqen e Kuvendit

Vetë Bardhi la të paqartë nëse kishte kërkuar edhe përfshirjen e Sali Berishës në grup, por tha se deputetët, përfshirë Berishën janë bashkuar që në shtator

‘Unë do ti qëndroj arsyes pse kam dalë të ju komunikimi i grupit parlamentar është i qartë, besoj se është një çështje e tejkaluar problematika brenda PD-së. Çdo tentativë për të zhvendosur vëmendje nga tema që janë në inertes të qytetarëve për të rikthyer vëmendjen tek përçarja nuk do të marrë vëmendje tonë,. Grupi i PD-së është bashkuar që në 5 shtator 2023.’- tha Bardhi

Sali Berisha u la jashtë grupit parlamentar të PD në nisje të legjislaturës nga Lulzim Basha me vendimin e 9 shtatorit që e përjashtonte nga grupi pas shpalljes së tij non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej asaj kohe, Berisha nisi luftën brenda PD së duke e çuar partinë në ndarjen më të thellë të saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?