Pamje nga vendngjarja dhe Sergio Alberto Jauregui

Ish-futbollisti qëllohet me gjashtë plumba në Meksikë, ndërron jetë në fushën e lojës

2 Shkurt, 15:42| Përditesimi: 2 Shkurt, 17:03

  • Share

MEKSIKË - Ish-futbollisti bolivian, Sergio Alberto Jauregui vdiq në fushë pasi u qëllua duke luajtur në një ndeshje miqësore në Morelos të Meksikës.

Sergio Alberto Jauregui, një ish-futbollist bolivian vdiq në fushën e lojës pasi u qëllua disa herë teksa po luante një ndeshje miqësore në qytetin e Cuautla (Morelos), sipas mediave lokale dhe kombëtare në Meksikë.

Akti raportohet se ka ndodhur në orën 11:00 të mëngjesit fundjavën e shkuar. 31 vjeçari ishte duke luajtur një ndeshje miqësore në lagjen Eusebio, kur një burrë e qëlloi gjashtë herë radhazi para se të largohej.

Pak minuta pas sulmit, shërbimet e urgjencës dhe ambulancat mbërritën për t'u marrë me aktin e dhunshëm në Morelos, pasi autoritetet filluan menjëherë hetimet për të gjetur autorin.

Për fat të keq ish-futbollisti nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?