Tre finalistët për trofeun individual

Futbollisti më i mirë i vitit! Halaand, Messi dhe Mbappe në garë për trofeun e FIFA-s

14 Dhjetor 2023, 16:40| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 16:41

  • Share

Do të jetë një sfidë mes sulmuesve për të fituar  'Çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s 2023'. Në garë për çmimin prestigjioz do të jenë Erling Haaland, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe. Ata u zgjodhën nga një juri e posaçme ekspertësh si lojtarët më të mirë në futbollin e meshkujve në periudhën ndërmjet 19 dhjetorit 2022 dhe 20 gushtit 2023.

Një zgjedhje e vështirë për trajnerët dhe kapitenët nga ekipet kombëtare të përfshira, gazetarë futbolli dhe tifozë që votuan në faqen zyrtare të FIFA-s dhe që tani do të duhet të zgjedhin se kush ka performuar më mirë në vitin e kaluar.

Duke pasur parasysh kuadrin kohor të marrë në konsideratë, favorit mund të jetë Haaland i cili e dërgoi Manchester Cityn drejt fitores së "Tripletës", duke fituar Premier League, Champions League dhe FA Cup. Norvegjezi do duhet të përballet me Lionel Messin që fitoi dhe shënoi gola me Inter Miamin, por mbi të gjitha ai është i freskët nga një Botëror që e ktheu Argjentinën në krye të botës pas tridhjetë e gjashtë vjetësh dhe fitores për herë të tetë të Topit të Artë në karrierë.

Kylian Mbappe është më larg, pasi e ka parë veten të mposhtur nga "Pleshti" në finalen e "Katar 2022" dhe në kërkim të suksesit pas pjesëmarrjes në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve me Paris Saint Germain.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?