Luis Diaz

Futbollisti i Liverpool në panik prej ditësh, mësohet kush i rrëmbeu prindërit

2 Nëntor 2023, 22:58| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 22:59

  • Share

Qeveria e Kolumbisë ka konfirmuar se babai i Luis Diaz, yllit të Liverpoolit, ende nuk është gjetur, që kur u rrëmbye nga një grup i armatosur. Sipas qeverisë kolumbiane, Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) është grupi i armatosur përgjegjës për rrëmbimin e prindërve të Diaz.

Babai i Diaz, Luis Manuel Diaz, është zhdukur prej disa ditësh. Edhe nëna e Diaz ishte rrëmbyer, por ishte liruar brenda disa orëve, ndërkaq babai i Diaz ende mbetet i zhdukur. Ende nuk dihet motivi i ELN për rrëmbimin e prindërve të Diaz, sidoqoftë, spekulohet se qëllimi kryesorë është përfitimi financiar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?