Mattia Giani

Futbollisti 26-vjeçar humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë

16 Prill, 22:37| Përditesimi: 16 Prill, 22:39

  • Share

Bota e futbollit në Itali është në zi pas ndarjes nga jeta të Mattia Gianit. 26-vjeçari, pjesë e Castelfiorentino ndjeu shqetësime në gjoks dhe u rrëzua në tokë në ndeshjen ndaj Lanciotto e vlefshme për kampionatin rajonal të Toskanës.

Lojtari i promovuar nga akademia e Empolit u dërgua në spital, por nuk ia doli të fitonte betejën. Ndërkohë, të nxitur edhe nga familjarët e Gianit, Prokuroria e Firences ka nisur një hetim në lidhje me ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit.

Babai i Gianit theksoi se në fushë nuk kishte mjekë dhe defribrilatorë ndërsa shtoi se ambulanca mbërriti pas 15 minutash, por edhe ajo pa mjekë në dispozicion. Babai i 26-vjeçarit bëri të ditur se vetëm mjeku i skuadrës u mundua ta mbante në jetë.

“Ne jemi të shkatërruar, por tani duam të vërtetën. Do të bëjmë një ankesë, sepse duam të kuptojmë se si vdiq djali ynë”. Këto janë fjalët, të publikuara sot nga “Corriere della Sera”, të Sandro Giani, babait të Mattias.

Giani, i cili ishte në stadium me familjen e tij dhe të dashurën e Mattia, kur djali i tij u ndje keq, gjithashtu deklaroi: “Unë di vetëm se mjeku nuk ishte aty në atë fushë dhe se ambulanca e parë mbërriti pa mjek pas 15 minutash.

Ndërkohë, masazhatori i Castelfiorentino u përpoq ta ringjallte djalin tim. Pastaj një spektator që punonte si infermier zbriti nga tribuna për ta ndihmuar. Defibrilatori ishte aty, por u përdor vetëm nga mjeku i sjellë nga ambulanca e dytë. Si mund të vdesësh kështu?”, tha i ati zemërthyer pas tragjedisë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?