Ferrari i grabitur

Futbollistëve të Premier League u vjedhin makinat! Në Angli tronditen nga plani për Ferrarin dhe Range Roverin

30 Gusht 2023, 16:42
  • Share

Oficerët e policisë britanike zbuluan dy makina luksoze në një anije që udhëtonte për në Dubai, të cilat dyshohet se i përkisnin futbollistëve të Premier League. Emrat e tyre mbahen të fshehtë, por dyshohet se janë yje të mëdhenj dhe të njohur në futboll.

Bëhet fjalë për një Ferrari të kuq dhe një fuoristradë Range Rover, të cilat siç bëjnë të ditur në njoftimin e policisë janë kthyer nga anija. Siç njofton policia britanike, këto dy makina janë ndër 517 automjete të tjera apo pjesë makinash me vlerë mbi 20.100.000 paund, të cilat oficerët e policisë i gjetën dhe sekuestruan pas vjedhjes.

Sipas raportit, oficerët e policisë zbuluan makinat në kontejnerë në një anije që duhej të udhëtonte nga Porti i Londrës Gateëay për në Dubai.

"Një nga makinat, hajdutët donin ta shisnin sa më shpejt të ishte e mundur, nën vlerën e saj, ose në pjesë dhe një nga zgjidhjet ishte dërgimi i makinës ose pjesëve të saj në Lindjen e Mesme ose Afrikë", thuhet në raport.

Kjo është grabitja e radhës në dëm të futbollistëve, teksa shumë yjë të mëdhenj kanë rënë preh e hajdutëve, duke mos u ndjerë të sigurtë as në banesat e tyre.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?