Futbollistët do të qëndrojnë në karantinë, Maqedonia e Veriut kërkesë UEFA-s për të shtyrë ndeshjen me Kosovën

10 Mars 2020, 18:22| Përditesimi: 10 Mars 2020, 18:24

  • Share

Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se autoritet e vendit i kanë bërë kërkesë UEFA-s që ndeshja me Koosvën, e vlefshme për gjysmëfinalet e ‘Play-off’ në Ligën D të Ligës së Kombeve të mos zhvillohet. Takimi ishte programuar më 26 mars, por fillimisht ishte thënë se do të luhej pa praninë e tifozëve.

Ndërkohë së fundmi bëhet me dije se ajo rrezikon shum të mos zhvillohet. Shkak është se tre lojtarë të Maqedonisë së Veriut, Pandev, Elmas dhe Nestorovski luajnë në Itali dhe duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Ata do të jenë të detyruar të humbasin stërvitjen me kombëtaren. Ndërkohë edhe dy lojtarë të përfaqësues së Kosovës luajnë në Seria A. bëhet fjalë për Amir rrahmanin dhe Ujkanin.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?