Futbolli sensibilizohet me derbi për Ditën Kombëtare të Kancerit të Gjirit: Për kauzën që prek shumë femra

21 Tetor 2020, 17:08| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 09:33

  • Share

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit Fdererata Shqiptare e Futbollit organizoi një ndeshje mes ekipit të femrave të Tiranës dhe atyre të Partizanit. Përpara nisjes së sfidës miqësore dy kapitenet e ekipeve lexuan nga një deklaratë për sensibilizimin e grave.

“Dua të falenderoj klubet për angazhimin e tyre në këtë ditë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, si një sëmundje që merr jetë njerëzit dhe kush më mirë se sa këto dy ekipe mund ta ndërgjegjësojë popullatën për parandalimin e kësaj sëmundje dhe masat për diagnostifikimin në kohë të saj,”- u shpreh Florian Riza, Shef i Garave në Sektorin e Femrave.

“Jemi shumë të gëzuara që vajzat e pranuan me dëshirë këtë ftesë dhe duan të tregojnë edhe ato që femrat duhet të ndërgjegjësohen. Sporti bën mirë për shëndetin dhe kjo fushatë është shumë e rëndësishme sepse është një problem që prek shumë vajza, shumë femra,”- u shpreh Berta Lako, trajnere e Partizanit.

Ky është organizimi i parë i federatës në kuadër të sensibilizimit për këtë kauzë, por ata u kujdesën të saktësonin se nuk do të jetë i vetmi.

Tetori, në të gjithë botën, njihet si muaji rozë, me qëllim ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?