Futbolli prek fundin në kohë koronavirusi, lojtarët: Jemi edhe familjarë, FSHF dhe qeveria të mendojnë për ne

7 Maj 2020, 14:23| Përditesimi: 7 Maj 2020, 15:06

  • Share

Ndërprerja për shkak të koronavirusit e ka çuar në një situatë dramatike futbollin. Qeveria vendosi të mos i trajtonte me pagë lufte, ndërsa FSHF vendosi dorën në zemër vetëm për ata klube që janë private. Në një intervistë për ‘report TV’ futbolistëve të kategorive të ulta shprehen se kjo ndarje e federatës nuk është e drejtë.

Migel Metani, futbollist i Tërbunit: “Kjo më duket se nuk është shumë e drejtë përderisa ne jemi të gjithë në një federatë. Në këto moment që flasim akoma se kemi përfituar pagën e luftës, se jemi edhe familjarë, kemi patur edhe ne problemet tona, kështu që presim të bëhet më e mira.”

Mario Lila, futbollist i Skraparit: “As federata as bashkia nuk na ka ndihmuar me asgjë. Tani jemi në pritje, por se di çfarë do të bëhet.”

Ndërkohë edhe ata futbollistë të cilët e kanë marrë pagën e luftës mendojnë për kolegët e tyre.

Vilfor Hysi, futbollist i Dinamos: “Kam shumë shokë që janë pjesë e ekipeve që varenb nga bashkia dhe nuk janë dakord me këtë pjesë, por përderisa e ka vendos federata ata e dinë, se si mund ti japin zgjidhje. Shokët që ka folur më kanë thënë se e donin edhe ata një ndihmë nga federata, por kjo s’u mundësia dhe nuk di çfarë të them.”

Ndërkohë situata është shumë e vështirë edhe te shumëspotëshi, ku drejtuesit shprehen se sportistët i marrin në telefon për t’i pyetur për pagën, pasi nga bashkitë nuk përfitojnë pagën e luftës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?