Norman Hunter

Futbolli në zi, koronavirusi i merr jetën legjendës së Anglisë

17 Prill 2020, 23:23| Përditesimi: 17 Prill 2020, 23:27

  • Share

Legjenda e futbollit anglez, Norman Hunter ka humbur jetën në moshën 76-vjeçare nga koronavirusi.

Lajmi i trishtë u bë publik nga mediat angleze, të cilat raportojnë se ish-lojtari i kombëtares angleze të futbollit nuk mundi që ta fitonte luftën me sëmundjen e rrezikshme.

Hunter rezultoi pozitiv me Covid-19 1 javë më parë, ndërsa sot u raportua se ka humbur jetën.

Ish-mbrojtësi ka bërë një karrierë 20-vjeçare në futboll, ku kohën më të madhe e ka kaluar me skuadrën e Leeds United.

Hunter do të kujtohet nga të gjithë si pjesë e kombëtares se famshme angleze të Botërorit të vitit 1966, ku ata u shpallën kampionë bote.

Norman Hunter

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?