Felipe Diogo

Futbolli brazilian në zi, vritet me dhjetë plumba futbollisti 21-vjeçar

2 Nëntor 2023, 21:58| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 21:59

  • Share

BRAZIL - Futbolli brazilian është në zi pasi sulmuesi Felipe Diogo u vra në një shkëmbim zjarri në rrugë. 21-vjeçari luajti për klubin e Serie C me bazë në Sao Paulo, Sao Bernardo. Ai i ndihmoi ata të ngjiteshin një ligë më sipër sezonin e kaluar dhe kishte bërë pesë paraqitje deri më tani këtë vit. Diogo u sulmua nga persona të armatosur gjatë një vizite në qytetin e tij të lindjes Ribeirao Preto të markurën.

Burimet policore zbuluan se ai u godit nga rreth dhjetë plumba dhe megjithëse shërbimet e urgjencës e dërguan lojtarin në spital, ai nuk mundi të shpëtonte.

Diogo kaloi nëpër akademitë e klubeve më të mira braziliane Cruzeiro dhe Botafogo, përpara se të bënte lëvizjen e tij të parë me Sao Bernardo vitin e kaluar. Ai kishte pasur më parë sukses me skuadrën U20 në vitin 2021, ku bëri mjaft përshtypje për të tërhequr vëmendjen e ekipit të parë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?