Sport

'Futboll për vajzat nga 5-8 vjeç', UEFA dhe FSHF sjellin 'playmaker' në Shqipëri! Duka: Ka trajnerë të specializuar

25 Maj 2021, 12:57| Përditesimi: 25 Maj 2021, 15:12

  • Share

Me iniciativë të UEFA-s Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë në zbatim projektin ‘playmaker’ që ka për qëllim të afrojë me futbollin vajzat nga 5 deri në 8 vjeç. Kjo nëpërmjet personazheve të tyre të preferuar të Disneyt.

Armando Duka, president i FSHF-së: “Dy janë prioritet kryesore të federatës shqiptarë të futbollit. Futbolli për fëmijë dhe për vajzat. Dhe ku më mirë se sa me ju, me fëmijët, është inicimi i projektit. Edhe fëmijë edhe vajza.”

Duke qenë se është një kategori e re edhe trajnerët janë të certifikuar nga UEFA.

Armando Duka, president i FSHF-së: “Vajzat që janë këtu, zyshat, mësuese janë trajnuar nga instruktorët e federatës shqiptare të futbollit por edhe UEFA-s.  Jo vetëm këta mësues që janë këtu, por ka edhe të tjerë në të gjithë Shqipërinë që të luajnë futboll.”

‘Playmaker’ është më shumë se futboll, pasi një nga qëllimet primare është edhe socializimi me bashkëmoshataret.

Mirjeta Ndoci, trajnere futbolli: “Vajzat do t’i inkurajoja që të bëheni pjesë e projektit ‘playmaker’, pasi këtu do të gjeni argëtim, kënaqësi dhe mirësi, por patjetër edhe futboll.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?