E pazakontë në Tiranë! Shoferi lë fëmijën në bagazhin e makinës, gjobitet nga policia (VIDEO)

12 Shtator 2023, 15:28| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 17:39

  • Share

Policia rrugore e Tiranës ka gjobitur një shofer makine që nuk e kishte siguruar fëmijën me rrip sigurimi, por e kishte lejuar të qëndronte në pjesën e xhamit sipër bagazhit.

Në njoftimin e bluve bëhet me dije se kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.

"Si rezulat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtes në automjet, të fëmijëve nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.  Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.  Përgjegjësia për këtë shkelje bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar për mbikëqyrjen e fëmijës, nëse ndodhet në automjet, në momentin e kryerjes së shkeljes.   Në rast se shkelja është kryer nga drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative, atij i vendoset edhe masa plotësuese pezullimi i lejes së drejtimit, për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj", njofton policia.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?