Fuste në Shqipëri paratë e grupit kriminal, SPAK operacion për arrestimin e 39-vjeçarit nga Korça! Momenti kur kapet nga policia

11 Korrik 2020, 09:45| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 09:52

  • Share

Arrestohet 39-vjeçari Dhimitër Shkodrani, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal si dhe transportonte drejt Shqipërisë të ardhurat e përfituar nga ky grup kriminal.

Shkodrani dyshohet se ishte pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri. Roli i tij ishte të transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi duke kryer pastrimi të produkteve të veprës penale.

Ai u arrest në Korçë gjatë operacionit të koduar "Ndihmësi" nga polica Korçë nën drejtimin e SPAK, ndërsa GJKKO ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?