Thasët me monedhat e sekuestruara

FOTOT/ Fusnin në treg monedha 2 euro false, arrestohen 6 persona në Kosovë! Sekuestrohen thasët plot me 85 mijë euro

29 Nëntor 2023, 09:34| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 11:21

  • Share

KOSOVË- Policia e Kosovës ka goditur një grup që dyshohet se merrej me prodhimin dhe futjen në treg të parave të falsifikuara. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën (29 nëntor) se ka arrestuar gjashtë persona, prej të cilëve tre shtetas nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohen se fusnin në treg monedha 2 euro të falsifikuara.

Në këtë operacion, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar mbi 85 mijë euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Monedhat 2 euroshe të falsifikuara dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.

“Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe 7 telefona celularë. Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në paraburgim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?