Fushë-Krujë/ Dalja e lumit Ishëm nga shtrati, qindra hektarë tokë bujqësore ende nën ujë

21 Janar, 09:23| Përditesimi: 21 Janar, 10:02

  • Share

 

Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që mbrëmjen e kaluar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë ndjeshëm, në fshatin Murqinë te Krujës qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë që dje.

Shkak është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, të cilët nuk përcjellin ujin për në lumë.

Lagja fundore e këtij fshati vijon të jetë e izoluar pasi prezenca e ujit në rrugë është mbi 30 cm.

Ndërkohë ne zonat malore reshjet e dëborës kanë pushuar gjatë natës, por niveli i dëborës ka vajtur mbi 30 cm.

Problem sot janë ngricat e krijuara nga rënia e ndjeshme e temperaturave. Kalimi ne aksin nacional Krujë- Qafështame, por edhe ne rrugët e fshatrave behet vetëm me zinxhirë.

Vlen për tu theksuar se i gjithë rrethi është furnizuar me energji elektrike pa ndërprerje.


Lajmi kryesor:

Ngricat mbërthejnë vendin, dhjetëra fshatra pa energji në Kukës, Lezhë e Korçë! Problematika me akset rrugore, lëvizja me zinxhirë dhe goma dimërore


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?