Prefektja Angoni në Fushë-Arrëz: Situata më e qetë, fadromat e emergjencave civile do të jenë të pranishme deri në pastrimin e rrugëve nga dëbora

21 Janar, 17:48| Përditesimi: 21 Janar, 18:23

  • Share

 

Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ishte në terren në zonat problematike si ato të Iballës dhe Fushë-Arrëzit, ku ditën e djeshme u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Angoni tha se situata sot paraqitet më e qetë dhe se pavarësisht se Iballa, Fierza dhe disa fshatra të tjera janë ende të bllokuara, familjeve u janë dërguar pako ushqimore dhe ndihma të tjera. Ndërkohë theksoi se po punohet për normalizimin e plotë të situatës.

“Jemi në Fushë Arrëz si rezultat i situatës së djeshme. Në këto momente që flasim ishim në inspektim në zonën e Iballës. Kanë ardhur 2 fadroma nga Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe do rrinë në dispozicion deri në normalizim. Deri tani rrugët nacionale janë zhbllokuar. E rëndësishme në këto kushte është kriposja e rrugëve. Themi se situata është e menaxhueshme. Zona e Iballës, e Fierzës dhe disa fshatra në këto komuna janë të bllokuara. Po bëhet plani nga bashkia. Janë evidentuar familjet e bllokuara, të cilave u kanë shkuar pakot ushqimore”- tha Angoni.

Ndërsa sa i takon gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në Fushë-Arrëz, Angoni tha se nuk ishim në një situatë të tillë por pati një nxitim të autoriteteve duke u bazuar nga situata me reshjet e dëborës gjatë ditës së djeshme.


Lajmi kryesor:

Ngricat mbërthejnë vendin, dhjetëra fshatra pa energji në Kukës, Lezhë e Korçë! Problematika me akset rrugore, lëvizja me zinxhirë dhe goma dimërore


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?