Kronikë

Fushë Krujë/ Dogjën me benzinë gjatë natës makinën e 28-vjeçarit, vëllai i tij: S’kemi konflikte me asnjë! Para dy muaj ia dogjën mjetin dhe dajës, autorët s’u kapën

9 Gusht 2021, 12:51| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 13:05

  • Share

Një makinë është djegur qëllimisht me benzinë nga një 29-vjeçar në zonën e Fushë Krujës. Një makinë tip "Renault", në pronësi të Besmir Buçit, 28 vjeç, është lyer me benzinë pas orës 22:00 dhe më pas i është vënë flaka. Makina e djegur ishte e çregjistruar dhe e destinuar për skrap.

Vëllai i pronarit të makinës, Krenar Buci shprehet se nuk kanë kontrollit me asnjë dhe i bën thirrje policisë të zbardh autorët. Krenari shprehet se edhe para 2 muajsh dajës së tij iu dogj makina, por autorët nuk u zbuluan.

“Ka ndodh rreth orës 10: 15. Ata nëse janë burra le të përballen me ne jo të na djegin makinat. Nuk kemi konflikt me asnjërin, i bëj apel policisë që të marri masat ta zbardhi këtë gjë. Edhe 2 muaj më parë ia dogjën dajës makinës”, tha ai.

Policia ka gjetur pranë vendngjarjes një bidon me benzinë që ishte lënë nga autori. Sipas efektivëve autor i ngjarjes është  E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, i cili është shpallur në kërkim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?